Policia e Shtetit ka zhvilluar dhjetëra operacione policore në të gjithë vendin, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, atyre që janë të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme, goditjen e rasteve të kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, si dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike. Më poshtë bilanci i operacioneve të zhvilluara gjatë kësaj jave.
Policia bën bilancin e kësaj jave:
- Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 558 persona, nga këta: 161 janë arrestuar, 360 janë proceduar penalisht dhe 37 janë shpallur në kërkim.
- Janë kapur në total 27 persona në kërkim, nga këta: 20 në kërkim kombëtar dhe 7 në kërkim ndërkombëtar.
- Janë zhvilluar 24 operacione policore të koduara: “Montenegro”, “Compensation”, “Kryqëzimi”, “Dajti”, “Camouflage 22”, “Taksim”, “Fati i lojërave” (2 raste), “Zmeja”, “Trinomi”, “Last Game”, “Laskaj”, “Bitcoin”, “Led 2”, “Seriali”, “Derveni”, “Parandalimi”, “Road Guard 9”, “Griqan 2022”, “Vjosa e Pastër”, “Waves”, “Heshtja 2”, “Perimetri” dhe “Restart 5”.
- Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 11 raste.
- Janë sekuestruar 8 armë zjarri, 1 armë sportive, 4 thika, 6 doreza grushti metalike, shufër metalike, pistoletë zhurmuese dhe municion luftarak.
- Gjithashtu janë sekuestruar 105 kg cannabis, 49.180 fara cannabisi, 4 peshore elektronike, sasi kokaine dhe heroine, 10 automjete, 17 celularë, çipsa dhe shuma të konsiderueshme parash.
- Në drejtim të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, janë evidentuar 5 ambiente të mbyllura, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, 1 rast tjetër në ambient të hapur, si dhe disa raste të sekuestrimit të farave të kanabisit.
- Është evidentuar 1 ambient që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave.
- Janë parandaluar 3 ngjarje kriminale, 2 në fushën e krimeve ndaj personit dhe 1 në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
- Janë evidentuar dhe goditur 50 raste të krimeve mjedisore, janë goditur 6 raste të organizimit të lojërave të fatit, 31 raste në fushën e narkotikëve, 29 raste në fushën e krimit ekonomik, 11 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 9 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 53 raste të dhunës në familje.
- Janë zbardhur 19 raste të zjarrvënies, me 19 autorë, nga të cilët: 1 i arrestuar, 17 të proceduar dhe 1 në kërkim.
Policia Rrugore:
- Gjatë kësaj jave janë pezulluar 315 leje drejtimi, nga të cilat: 215 për tejkalim shpejtësie, 78 për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 22 për qarkullim në sens të kundërt.
- Janë arrestuar 45 drejtues mjetesh, nga këta: 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
- Janë vendosur 13.856 masa administrative dhe janë goditur 3 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.
Policia Kufitare:
- Gjatë kësaj jave janë kapur 7 persona në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.
- Janë proceduar 8 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 2 persona për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe 4 persona për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
- Janë goditur 2 raste të mitëdhënies, 1 rast i kontrabandës me medikamente mjekësore dhe 2 raste të trafikimit të lëndëve narkotike.
Policia e Shtetit është e angazhuar në kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër personit dhe pronës, kultivimit të bimëve narkotike, zjarrvënies dhe paligjshmërisë në tërësi, si dhe krimit të organizuar në veçanti.
Denonconi në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë!
/b.h