Ekipi i televiziv britanik Sky News është përballur përsëri me një sulm nga trupat ruse në qytetin Chernihiv. Operatorët dhe gazetarët u sulmuan ndërsa përpiqeshin të kalonin një urë të përdorur nga civilë, mjekë dhe ekipet e shpëtimit në Ukrainë.
Korrespondentja 59-vjeçare Alex Crawford dhe ekipi i saj duket se po përpiqen të kalonin lumin Desna. “Ndalo, ne jemi thjesht gazetarë!” dëgjohet të thotë ekipi, ndërsa plumbat binin mbi makinën me të cilën po hipnin.
Momentet dramatike u regjistruan në kamera, ndërsa Crawford përpiqej të përfundonte raportin e saj për sulmin e befasishëm, ndërsa anëtarët e ekipit televiziv ranë përtokë.
Disa javë më parë, korrespondenti i Sky News Stuart Ramsey dhe operatori Ritchie Mockler u sulmuan në Berdyansk, në Detin Azov, rreth 50 milje nga porti strategjik i rëndësishëm i Mariupolit.
g.kosovari