Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që tronditi pasditen e djeshme vendin fiqnj ku një 37-vjeçare shqiptare ka hedhur nga ballkoni dy nipërit e saj 3 dhe 5 vjeç dhe më pas është vetëhedhur.
37-vjeçarja, e cila mësohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor kishte shkuar dje në mëngjes në banesën e motrës së saj, një 42-vjeçare ku për arsye ende të paqarta ishin grindur të dyja.
Pas zënkës familjare shq1iptarja ka nxjerrë në ballkon dy të miturit, djalin 5 vjeç dhe vajzën 3 vjeç ku pasi i ka hedhur nga kati i dytë i ka goditur edhe me vazo lulesh. Më pas ajo është vetëhedhur nga ballkoni dhe ka përfunduar në një hapësirë boshe.
Kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar të bërtiturat dhe të qarat e fëmijëve që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë lajmëruar nënën e tyre e cila në momentin e ngjarjes ka qenë duke gatuar në kuzhinë.
Dy të miturit dhe tezja janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes.
/a.r