Është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë 47-vjeçari Gerti Selimaj, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve, në Vlorë.
47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit penal të datës 09.02.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak”.
Sjellim në vëmendje se në vitin 1998, në lagjen lagjen “Pavarësia”, Vlorë, 47-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri vëllezërit B. H. dhe E. H., të cilët për pasojë kanë humbur jetën.
Pas ekstradimit në Shqipëri, Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë bënë ekzekutimin e urdhrit të prokurorit, në zbatim të vendimit penal për masën e sigurisë, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, më datën 09.02.2021.
/a.r