Është goditur në Tiranë një rast i shfrytëzimit për prostitucion dhe në pranga kanë rënë 3 qytetarë, konkretisht:
– A. Zeka., 24 vjeç, banues në Vishnje, Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
– E. H., 33 vjeçe, banuese në Kombinat, për veprën penale “Prostitucioni”;
– Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Prostitucioni”.
Nga hetimi i bërë, rezultuar se 33-vjeçarja ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimeve monetare, ndërsa 24-vjeçari Zeka bënte ndërmjetësimin me klientët.
Vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
g.kosovari