Presidenti i shteteve të bashkuara të amerikës, Joe Biden,duke marrë shkas nga situata e tensionuar gjeopolitike në evropën lindore dhe luftën në ukrainë, vizitoi poloninë ku u takua me dhjetëra ushtarë amerikanë.
Takimi u zhvillua në Rzeszow, që ndodhet më pak se 160 kilometra larg bazës ushtarake në perëndim të Ukrainës. Vizita e biden në poloni vjen pas paralajmerimit të Rusisë se do të përqendrojë sulmet në lindje të Ukrainës.Kreu shtëpisë së bardhë pritet pritet të mbajë bisedime me liderët polakë për çështje të energjisë dhe të refugjatëve.
Nga ana tjetër, presidenti i rusisë , vladimir puin ka hedhur akuza të forta ndaj perendimit duke pretenduar se po bojkoton kulturën ruse, ndërsa nënvizoi anulimin e ngjarjeve në disa shtet ku ishin përfshirë artistët rusë.
VLADIMIR PUTIN
PRESIDENT I RUSISË
“Sot, ata po tentojnë ta bojkotojnë kulturën njëmijëvjeçare, popullin tone,Po flas për diskriminimin gradual kundër çdo gjëje të lidhur me Rusinë.Një tendencë që po shfaqet në një numër shtetesh perëndimore”
Ndërkohë, Ministria britanike e Mbrojtjes në vlerësimin e saj të fundit të inteligjencës për luftën, bën të ditur se Ukraina ka mundur të rimarrë qytete dhe pozicione mbrojtëse në lindje të kryeqytetit, Kiev. Rezistenca vazhdon edhe në qytetin port strategjik të Odesës, në juglindje të vendit.
Në një muaj luftë, forcat ruse nuk kanë arritur të ushtrojnë kontroll të plotë mbi një qytet të vetëm të madh, avancimi i tyre ka ngecur në disa fronte madje kanë humbur terren ndaj kundërsulmeve ukrainase.
Por çmimi që po paguhet është i tmerrshëm. Porti jugor i Mariupolit do të mbetet në histori si një nga qytetet më të bombarduara dhe më të shkatërruara të kohës sonë. Situata humanitare vazhdon të përkeqësohet, ndërsa Rusia ka bllokuar dërgimin e ndihmave humanitare.
/a.r