Një 21-vjeçare është zhdukur nga banesa e saj në qytetin e Durrësit së bashku me fëmijën e mitur 3-vjeç. Prej 3 ditësh, familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të renë ndërkohë bashkëshorti i saj ka bërë denoncim në polici.
32-vjeçari me inicialet P.K. tha para oficerëve të policisë së gruaja e tij është larguar nga banesa prej ditësh dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen dhe fatin e saj.
Mësohet se ajo është shpallur në kërkim nga policia, dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Nuk dihet nëse ajo është larguar vet apo kemi të bëjmë një ngjarje kriminale.