Ish-kryeministri Sali Berisha shkoi në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha nuk ishte i vetëm. Atë veç deputetëve mbështetës e shoqëronin dhe militantët e thekur ku spikaste mbi gjitha Sali Lusha.
Por brenda zyrës së Bashës ka pasur edhe militantë të thekur që nuk kanë ngurruar që të ulen në karrigen e Bashës dhe ti vendosin këmbët sipër tavolinës.
“Mes gjithë atyre librave ishte edhe një tabelë shumëzimi që e kishte mbuluar pluhuri”, ka shkuar ai në rrjetet sociale Arbër Kola, i cili njihet si mbështetës i Berishës, por kohët e fundit ka qenë tejet aktiv në protestat kundër rritjes së çmimeve./m.j