Gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kabul të Afganistanit, kryeministri australian, Malcolm Turnbull, ka njoftuar se vendi i tij do ta shtoj numrin e trupave në Afganistan. Turnbull ka thënë se Austrialia do t’i shtojë edhe 20 trupa në misionin e saj të sigurisë në Afganistan, duke e rritur numrin e trupave në 270. Ky veprim vjen vetëm disa ditë pasi Turnbull e ka hedhur poshtë një kërkesë të presidentit amerikan, Barack Obama, për angazhimin e më shumë trupave australiane në luftën ndaj grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak.
Turnbull do të udhëtoj për në Shtetet e Bashkuara ku gjatë ditës së martë do të ketë takime në lidhje me çështjet e sigurisë në Lindjen e Mesme. 41 ushtarë australianë janë vrarë gjatë 12 viteve të pjesëmarrjes në operacionet e sigurisë në Afganistan.