Ish-kryeministri Sali Berisha ka dale ne nje konference per mediat nga selia blu kete te premte pas nje takimi dhe negociatash te tij dhe te Grupit te Rithemelimit me kryetarin e komanduar te PD Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarit te Pergjithshem Gazment Bardhin.
Berisha ka bere thirrje per te gjithe demokratet ne te gjithe vendin qe te bashkohen.
Berisha theksoi se pas vendimit te Gjykates se Tiranes qe njohu Kuvendin e 11 dhjetorit te thirrur nga ish kryeministri, “sot PD është parti e të gjithë demokratëve dhe demokratëve. Prej saj nuk ka e s’mund të ketë të larguar”.
“Në emër të komisionit të Rithemelimit dhe të PD, bëj thirrje demokratëve dhe demokrateve të Shqipërisë kudo që janë ti shtrijnë dorën njëri tjetrit sot dhe të bashkohen.
Këtë ditë për interesin më të madh të vendit të kombit, shoqërisë shqiptare.
Sot PD është parti e të gjithë demokratëve dhe demokratëve.
Prej saj nuk ka e s’mund të ketë të larguar.
Vendimi i i gjykatës legjitimoi më në fund vendimet historike të Kuvendit të 11 dhjetorit të PD.
Vendime të cilat sjellin PD si parti të votës së lirë, vlerave konservatore në themel të saj, parti e orientimit euroatlantik dhe interesit kombëtar”, tha Berisha.
/b.h