Maqedonia e Veriut ka shkaktuar surprizën e madhe të “playoff”-it të Botërorit, duke mundur Italinë dhe duke i lënë “axurrët” pa Botëror për herë të dytë radhazi.
Trajkovski, me një gjuajtje nga jashtë zone, i dha fitoren 1-0 Maqedonisë së Veriut, në minutën e 92 të ndeshjes.
Ndërkohë, Portugalia mundi 3-1 Turqinë, në gjysmëfinalen e “playoff”-it që të jep një biletë për në Botërorin “Katar 2022” dhe do të luajë finalen ndaj Maqedonisë së Veriut.
Otavio, Diogo Jota dhe Matheus Nunes ishin autorët e golave për vendasit, ndërkohë që Burak Yilmaz shkurtoi diferencën.
/a.r