Presidenti francez do të punojë me homologun turk për armëpushim në Ukrainë
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se do të punojë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të arritur një marrëveshje armëpushimi për “paqe të qëndrueshme” në Ukrainë.
Duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel pas samitit të NATO-s dhe G7, Macron tha se ai dhe Erdogan ndanin “të njëjtën perspektivë” për luftën Rusi-Ukrainë dhe kishin rënë dakord për një operacion të përbashkët humanitar në Ukrainë, veçanërisht në qytetin e Mariupol.
Në takimin me Erdogan u diskutuan edhe çështjet rajonale, shtoi Macron, duke theksuar se bashkëpunimi i tyre dha një mundësi për zgjidhjen e çështjeve të vjetra dhe rritjen e bashkëpunimit në Libi dhe Lindjen e Mesme.
/b.h