I ftuar në një emision televiziv, Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka komentuar zhvillimet e fundit në PD duke thënë se tashmë janë ndarë në dy grupe.
Sipas Shehaj njëri grup me 4-5 persona mban vulën edhe pse e dinë që nuk fitojnë, si dhe anëtarët e grupit parlamentar, të gatshëm për bisedime.
Deputeti Shehaj tha: “Aty janë krijuar dy grupime. Nëse më parë kishte anëtarë të grupit që mbështesnin Bashën, tani kemi një grup të vogël që është grupi i vulës, që thonë: “E dimë që nuk kemi për të fituar kurrë ama mund t’ju prishim punë”. Janë 4-5 vetë aty, dhe janë një grup tjetër shumë më i madh, anëtarët e grupit parlamentar që thonë, ne jemi të gatshëm, ku ka shumë më mundësi për të biseduar”.
/a.r