Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike ka pasuar me disa vendime në selinë blu. Ditën e sotme janë hequr dyert e blinduara të cilat u vendosën në seli pas protestës së 8 janarit, ku mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha u futën me forcë në seli.
Së fundmi deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka rrëfyer se pas protestës i ka kërkuar Lulzim Bashës që të mos blindonte selinë, duke treguar më tej dhe ndjesinë e keqe që dyert e blinduara krijonin për të gjithë deputetët demokratë kur shkonin në seli.
“I kam kërkuar Bashës që mos vendoste dyert. Ishtenjë ccmënduri, nuk e ke idenë çfarë ndjesie të keqe të krijonin, ishte e tmerrshme të hyje atje. Duheshin hequr edhe për simbolikë”, tha ai për “Abc News”.
Salianji ndër të tjera tha se Grupi i Rithemelimit dhe PD duhet të ulen për të biseduar dhe të gjejnë pikat e përbashkëta për të mirën e partisë dhe demokratëve./m.j