Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, tha se rritja e çmimeve në vend është nisur nga kriza ndërkombëtare dhe nga situata gjeopolitike në vend. Balluku u shpreh se qeveria ka ndërmarrë masa, me paketën e rezistencës sociale.
Duke iu përgjigjur opozitës, e cila kërkon uljen e taksave, Balluku tha se një gjë e tillë nuk mund të bëhet dhe cilësoi si sugjerim nga karrigia. Në fund, ministrja kërkoi që opozita të jetë bashkëpunuese në këto kohë lufte.
‘Ishte një fjalë pasiononte kur Tabaku tha se nuk ka krizë. Kriza është ndërkombëtare dhe ka prekur gjithë botën është një krizë e nxituar nga situata gjeopolitike. Kjo krizë ka prekur çdo familje, shtresat më në nevojë janë më të prekura ndaj edhe qeveria ka marrë një paketë për të ulur impaktet që kjo krizë ka sjellë. Edi Rama hoqi TVSH për biznesin e vogël, dhe janë mbështetur nga qeveria. Sot me mbështetjen që i japim po i mbrojmë nga ekspozimi i çmimeve të larta të energjisë. Ka pasur mbështetjen e qeverisë Rama që nga dita e parë. Paga minimale nuk tatohet. Në rast se në do të hiqnim të gjitha taksat ashtu siç ju sugjeroni nga karrigia, sigurisht që flitet lehtë nga ajo karrige, por me cilat para do të kompensohet 3000 lekshi që ju është vendosur që tu jepet një grupi të madh në nevojë. Kemi mundësuar ngrirjen e çmimit të biletës. Si do të kompensohet bujqit? Jemi para një fakti shumë të rëndësishëm dhe kemi ngritur një bord për të bërë transaprencën e çmimeve. Ju keni lënë gjurmë në sektorin e hidrokarbureve me privatizimin e ARMO-s. Ju kërkoni llogari edhe për krizat gjeopolitike.’- tha Balluku.
g.kosovari