Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit është shprehur se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë ekonomike që nuk ka asnjë lidhje me agresionin rus në Ukrainë.
Sipas saj lidhja kryesore është politik ekonomike që Edi Rama ka ndjekur në këto vite.
“Është situatë ku inflacioni po shoqërohet me rritje të varfërisë. Kjo situatë ka nisur që në fund të vitit të kaluar qenë dhjetor. Përjetuan rritje çmimesh. Në kohën e krizës ne pamë se menaxhimi më i mirë i kaskadës do ndikonte më mirë. Kur duhej blerë energjia, qeveria shiti. Ne kemi bërë një kallëzim në SPAK për këtë çështje. Ne thamë se qeveria duhet të marri masa se po vjen një krizë që nuk ka lidhje me dinamikat botërore. Krizë ka nisur të ndihet herët shumë. Sot një familje paguan 42% ushqime.” tha Tabaku.
Tabaku mes të tjerash ka thënë se është krizë e korrupsionit që ka trokitur në Shqipëri.
“Nuk është rastësi që çmimi i karburantit ulet dhe ngrihet me buton. Konkurrenca sot ka mbyllur veshët. Pse rritet më shpejt se çmimi në bursë? Arsyeja është taksa. Apo 120 lekë në një litër karburant. JAnë taksa të rritura në mënyrë abuzive”
Tabaku ka shtuar se sot po ulen taksat nëse Shqipëria mbledh më shumë të ardhura nga taksat në këtë situatë që ndodhem. Ajo ka shtuar se qeveria po mbledh më shumë para dhe është komode, ndërsa sipas saj PD ka kërkuar një reduktim të taksave.
g.kosovari
Tabake keto taksa a nuk jane vene ne kohen tuaj kur ishit ne pushtet . Ju keni bere krim si politikan per 31 vjet me naften ,majtas dhe djathtas