Janë zbuluar të tjera pasuri të fshehura nga miku i Vladimir Putin që i ka shpëtuar sanksioneve të perendimit pas luftës së Ukrainës ndërsa hetuesit garojnë për të goditur pasuritë e tij.
Oligarku miliarder Alisher Usmanov, 68 vjeç, e ka shmangur goditjen nga sanksionet duke lëvizur asete me vlerë miliarda paund në emra të tjerëve përfshirë edhe superjahtin e tij prej 600 milionë dollarë.
Shtëpitë luksoze në Mbretërinë e Bashkuar dhe avionët në pronësi të manjatit të minierave janë të shumta në britani.
Hetuesit tani po garojnë për të provuar lidhjet e tij me asete si jahti i tij Dilbar.
Usmanov me bazë në Uzbekistan, i cili thotë se është “krenar” që e njeh Putinin , u sanksionua zyrtarisht nga Mbretëria e Bashkuar më 3 mars.
Masat e ashpra do të godasin pasurinë e tij të madhe, të krijuar gjatë dekadave në shoqërinë britanike.
Portofoli i tij i madh i pronave në Mbretërinë e Bashkuar përfshin një rezidencë prej 73 milion £ në Highgate, në Londrën e Veriut, dy afër me vlerë të paktën 20 milion £ secila dhe një pronë prej 30 milion £ në Guildford, Surrey. Ai gjithashtu zotëron një avion privat 265 milionë paund dhe një helikopter prej 4 milionë paund.
Ndërsa Putin vazhdon të bombardojë Ukrainën, The Sun ka zbular foto ekskluzive të superjahtit të Usmanov, që thuhet se është më i madhi në botë dhe në të cilin ai vizitoi tiranin në shtëpinë e tij të pushimit në Soçi./javanews
g.kosovari