Një gazetare ruse e cila po raportonte nga Kievi, ka mbetur e vrarë gjatë sulmeve ditën e sotme.
Sipas BBC, Oksana Baulina po filmonte disa sulme me raketa në zonën e Podolsk në Kiev.
Baulina u vra së bashku me një civil, ndërsa dy të tjerë u plagosën.
Baulina ka punuar më parë për Fondacionin Kundër Korrupsionit të Alexei Navalny dhe iu desh të largohej nga Rusia për shkak të punës së saj me aktivistin e burgosur të opozitës.
g.kosovari