Xhelal Mziu ka sugjeruar mbrëmjen e sotme gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së që të kenë një komision të përbashkët dhe të mos i bëjnë karshillëk njëri-tjetrit.
Në fjalën e tij bëhet me dije se ai përmendi që foltorja e Sali Berishës ka nisur organizim në të gjitha degët.
“Jemi në një situatë jo të mirë, por në kohë të volitshme për t’i paraprirë zgjedhjeve të 2023. Rezultati i 6 marsit foli për shumicë në anën tjetër. As ne, as ata nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Nëse kthehen zgjedhjet 2023,do ishte vrastare për PD. Duhet të gjejmë mënyrë për tu bashkuar. Nuk e gjykoj që data 30 prill është zgjidhje. Nuk është normale që t’i bëjmë karshillëk njëri-tjetrit.
Ne kemi potencialin e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja gjendet duke patur një komision të përbashkët. Foltorja ka nisur organizimin në të gjitha degët. Nëse vazhdojmë kështu do të vazhdojmë të mbetemi të papërfaqësuar dhe pastaj na rroftë sigla e PD. Pra ky grup i përbashkët të garantojë që nuk ka vend për triumfalizëm.
Kujtojmë se kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot kryesinë e Partisë Demokratike që prej orës 19:00 për të diskutuar për situatën e brendshme në parti pas dorëheqjes së Lulzim Bashës”, deklaroi Mziu.
g.kosovari