Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Japonisë që të rrisë sanksionet ndaj Moskës, duke përfshirë edhe vendosjen e një embargoje tregtare ndaj mallrave ruse.
Në një fjalim në parlamentin japonez në Tokio, Zelensky vlerësoi Japoninë për udhëheqjen e saj në Azi duke grumbulluar presion mbi Rusinë.
Japonia i është bashkuar vendeve të tjera perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj bankave, bizneseve dhe individëve rusë, raporton BBC.
Pa dhënë prova, presidenti i Ukrainës tha se forcat ruse po përgatisnin sulme të reja nga zona rreth stacionit të energjisë bërthamore të Çernobilit. Ai tha gjithashtu se kishte marrë raporte se Rusia mund të përgatitet të përdorë armë kimike. Zelenksy u është drejtuar virtualisht parlamenteve të tjera në disa vende të botës.
/b.h