“Italia po përpiqet t’i japë fund armiqësive,” kështu ka deklaruar kryeministri italian Mario Draghi gjatë një fjalimi ditën e sotme përpara Këshillit Europian, sipas la repubblica.
Draghi tha gjithashtu se po përpiqej të siguronte krijimin e korridoreve humanitare.
“Vullneti ynë për paqe po kundërshtohet nga presidenti rus Putin, i cili nuk ka treguar interes për arritjen e një armëpushimi. Plani i tij është të fitojë terren në Ukrainë,” tha kryeministri.
Gjithashtu Draghi tha se nesër, në samitin e NATO-s dhe G7 në Bruksel dhe Këshillit të BE-së, komuniteti euroatlantik synon të riafirmojë unitetin dhe vendosmërinë e tij në mbështetje të Ukrainës.
g.kosovari