Ish-kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha në Fax Neës se dorëheqja e Bashës është një ‘lojë me hile’.
Sipas Ademit baza e partisë do përbëjë bashkimin, referuar anëtarësisë që ajo i quan shumë të qartë nga ana politike.
Ajo tha ndër të tjera se nuk ka një hap pas sa i takon këtij vendimi të Bashës dhe se rrugëtimi për të rritur PD-në nuk duhet penguar kurrsesi me dorëheqje të tilla.
Ademi: Unë do të jem e drejtëpërdrejtë, në Shkodër ne i themi lojë me hile dhe është e tillë. Në gusht të 2015 ja kam thënë Bashës se në politikë parimet kanë vlerë sepse lojërat e bëjnë pozicionin e tij akoma më të rënda në kushtet që është çuar PD. Nuk kemi një hap pas, të paktën në qëndrimin e shprehur.
Nga ana tjetër, mendoj se po shpenzohet shumë energji jo dorëheqje jo pa dorëheqje sepse ky rrugëtim nuk duhet penguar nga veprime të tilla prej hileqarësh sepse i bëjnë dëm procesit për ta rritur dhe ribërë partinë Demokratike.
Unë mendoj se bashkimin e bëjnë njerëzit dhe jo depputetët apo kryetarët. Anëtarësia është fuqia më e madhe e partise dhe radhët e saj po shtohen gjithnjë e më shumë që prej nisjes së foltoret.
Ka një reflektim pas 6 marsit, ndodhin gjërat ashiqare sepse njerëzit janë të mençur. Anëtarët e PD kanë një nuhatje të qartë politike, madje dhe para nesh sepse e lexojnë mirë politikën.Janë thënë këto gjëra një vit më parë dhe askush nuk i besonte, anëtarësia është më e ftohtë nuk I sheh marrëdhëniet me interes. Baza do e përbëjë bashkimin.
/b.h