Kreshnik Spahiu në një lidhje skype për emisionin Open foli për situatën e krijuar në PD dhe dorëheqjen e Bashës.
Ai shtroi dilemën se a është më mirë për PD-në që të zgjidhet Berisha kryetar, apo që Berisha të zgjedhë një Lulzim tjetër.
“Ajo që të gjithë e analizojmë si dështimin e Berishës, mendoj që zgjedhja e Bashës si kryetar rezulton dështim për PD-në, por arritje për Berishës. Se ky e solli kur deshte dhe e hoqi kur deshte. Që kur u shpall non-grata Berisha, vija në dyshim vërtetësinë e kësaj lufte. Nëse do jepte Basha dorëheqjen në shtator, do akuzohej nga trupi diplomatik se po bënte lojë.
Sulmi i amerikanëve do ishte më i fortë. Sot amerikanët janë neutralizuar se shohin Bashë të vetmuar. Tani iku Basha, a është më mirë për PD-në që të zgjidhet Berisha kryetar, apo që Berisha të zgjedhë një Lulzim tjetër.
Unë më mirë them të zgjidhet Berisha, se kështu të mbajë përgjegjësinë dhe t’i shkojë deri në fund luftës me SHBA-në. Se një marionetë tjetër e Berishës, që do ketë dhe frikën e Berishës por dhe të përdoret nga Berisha, do jetë një vrimë tjetër në ujë,” tha Spahiu./m.j