Lulzim Basha ka vendosur që të dorëhiqet nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Në një mbledhje me strukturat e PD-së, në orën 17:00, Basha komunikoi përpara kamerave se kishte marrë vendimin të bënte hapa pas, në një kohë që partia më e madhe opozitare në vend është futur në një krizë të thellë.
Basha tha se kjo nuk është tërheqje për rehati personale pasi ai nuk ka qenë kurrë për karrige, por një nxitje më shumë që betejën për një PD të së ardhmes. Ai tha se do të jetë tërësisht i angazhuar krah demokratëve e do të bëjë gjithçka që t’i japë forcë vizionit për një Parti Demokratike që zgjedh të ardhmen dhe i prin rrugës së shqiptarëve drejt saj.
“Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta që krijuan një frymë përcarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë”- tha ai.
Dorëheqja e Bashës ishte kërkuar nga një numër i madh deputetësh pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD nuk mori asnjë bashki.
Ky vendim nuk është mirëpritur nga disa kryetarë të degëve të PD të cilët kanë kërkuar shpejgime për këtë vendim.
Mbledhja është shoqëruar me diskutime dhe reagime të ndryshme.
Ndër to ka qenë edhe anëtari i Kryesisë Jemin Gjata, i cili është shprehur se nëse vendimi i Bashës është marrë për shkak të rezultatit të 6 marsit, atëherë ky qëndrim sipas tij është i gabuar.
“Po kë dhënë dorëheqjen për 6 marsin ke bërë shumë gabim”, ka thënë Gjana.
Ndërkohë, nga ana tjetër edhe kryetari i PD në Gjirokastrës Roland Bejko ka shtruar pyetjes se tashmë kush do ta drejtojë partinë, po ka qenë Basha ai i cili është shprehur se kjo është një çështje e rregulluar nga statuti.
Roland Bejko: Kush do ta drejtojë partinë tani?
Lulzim Basha: Kjo është një çështje e rregulluar nga statuti./m.j