15 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pas zbulimit të një ‘shtëpie bari’ në Malaga.
Hetimi i kryer nga Policia Kombëtare dhe Garda Civile, filloi në maj të vitit të kaluar, pasi në një shtëpi në Coin, u gjet një sasi e konsiderueshme droge. Agjentët, arritën të binin në gjurmët e shtëpisë për shkak të erës së fortë që lëshonin bimët.
Nga operacioni u sekuestruan gjithsej 3696 bimë marihuanë në faza të ndryshme të rritjes, 167 kilogramë sytha marihuane, 6336 euro para të gatshme, 3 automjete dhe 1 detektor të sistemit GPS.
/a.r