Sot është dita e 26-të e luftës ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Ukrainasit kanë thyer ultimatumin e vendosur nga ushtria ruse, për të dorëzuar armët dhe qytetin e Mariupolit.
Qyteti port i Mariupol, i cili para luftës ishte shtëpia e rreth 450,000 njerëzve, ka qenë pothuajse nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse që nga fillimi i marsit me imazhet satelitore që tregojnë shkatërrime të konsiderueshme në zonat e banuara.
Rusia është akuzuar vazhdimisht për shënjestrimin e civilëve, me banorët e bllokuar që e përshkruajnë sulmin si “ferr”.
Agjencia e inteligjencës e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar thotë se forcat ruse që përparojnë në Kiev nga veriperëndimi janë zmbrapsur nga rezistenca e Ukrainës;
Predha ruse goditën shtëpi dhe një lagje tregtare në lagjen Podil të Kievit duke vrarë të paktën katër persona;
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se më shumë se 7,000 njerëz u evakuuan nga qytetet përmes korridoreve humanitare të dielën, më shumë se gjysma nga Mariupol;
Presidenti i SHBA Joe Biden do të vizitojë Poloninë këtë javë për një diskutim rreth Ukrainës;
Një rrjedhje amoniaku në një fabrikë kimike në qytetin lindor të Ukrainës, Sumy, ka kontaminuar një zonë me një rreze prej më shumë se 2.5 km.
g.kosovari