Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se është gati të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin.
“Jam gati për negociata me të. Isha gati për dy vitet e fundit. Dhe unë mendoj se pa negociata, ne nuk mund t’i japim fund kësaj lufte”, tha Zelensky për Fareed Zakaria të CNN.
“Nëse ka vetëm 1% mundësi që ne ta ndalojmë këtë luftë, mendoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë shans. Unë mund t’ju them për rezultatin e këtyre negociatave, ne po humbasim njerëz të pafajshëm në terren”, tha ai.
/b.h