Pjesa më e madhe e protestuesve para Kryeministrisë janë larguar.
Edhe pse u njoftua se protesta do të vijonte 24 orë, duket se shumë kanë zgjedhur të largohen.
Ndërkohë, vijon ende i stacionuar një grup i vogël i cili bën thirrje për uljen e çmimeve.
Protestuesit u nisën nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, ku u mbajtën edhe fjalime.
Një përfaqësi e protestës ka shpalosur kërkesat drejtuar qeverisë, ku përfshihet heqja e përkohshme e TVSH për produktet e shportës, ulje e çmimit të karburantit, përafrimi i çmimeve me vendet fqinje, mbikqyrja e tregut për çmimet, etj.