Tanku T-14 “Armata” është propaganduar nga Rusia si mjeti ushtarak që do të ndryshojë rrjedhën e luftës në fushë betejë.
Gjatë viteve të fundit ai është nxjerrë të parakalojë në Sheshin e Kuq nga qeveria e Putinit për të treguar se rusët janë të fortë dhe ata avancuar në mjete ushtarake.
Tanku konsiderohej si një ndër më të avancuarit në botë duke lënë pas edhe prodhimet gjermane dhe amerikane, por duket se gjithçka ka qenë në kuadër të propagandës.
Ekspertët ushtarakë janë duke shtruar pyetjen sot se “Ku është tanku Armata”?
Ai nuk është parë gjëkundi gjatë luftës në Ukrainë dhe Rusia tani është duke luftuar atje me tanke të viteve ’70-’80. Nëse do të ekzistonte një tank i tillë, atëhere ai do të duhej të ishte përdorur nga Rusia për aq kohë sa ushtria e tyre nuk po avancon më në Ukrainë. /m.j