Mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Arnautistan”, kantautori Gjergj Leka komentoi për përgjegjësinë që duhet të ketë një artist dhe sulmet që janë bërë ndaj figurës së tij.
“Ka qenë një periudhë që u morën gazetat me mua 24 orë në ditë se thashë në kohën time filan këngëtare ka qenë ndër të përkëdhelurat.
E mora me sportivitet, mu mërzitën më shumë familjarët. Mbaja mend një shprehje të Pipo Baudos, ruaju ditës që s’do shahesh më, s’do flasin më, sepse do dalësh në pension, sepse do të thotë që s’ta kanë as frikën as nevojën”, u shpreh ai.
“Jam i bindur që nëse do gaboja edhe më pak se Elsa Lila, mua do më copëtonin.”
Ndër të tjera ai shton: Ne prandaj nuk ecim përpara, sepse ne nuk duam njëri-tjetrin. Kam pasur probleme me televizionet ku kam qenë dikur, ku më thoshin ke dashnoren time merre bëje këngëtare.
Unë se bëj dot atë. Preferoj të bëj gjërat që i bëj vetë. Jam i lirë pa paguar asnjë kosto”, tha ai./m.j