Rëndohet bilanci nga shembja e galerisë së kromit në Tropojë. Një person mësohet se ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë vijojnë ende të bllokuar nën tokë.
Policia ka mbërritur sakaq ne vendin e ngjarjes, nderkohe qe eshte zbuluar dhe emri i personit qe ka humbur jeten. Ai eshte Adil Dautaj.
“Më datë 19.03.2022, rreth orës 11:55, në fshatin Lajthizë është shembur një galeri, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas A. D., 41 vjeç, banues në Tropojë dhe dyshohet se brenda saj janë bllokuar dhe dy punonjës.
Grupi hetimore dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, për t’iu ardhur në ndihmë personave të bllokuar”, njofton policia./m.j