Ish-kryeministri Sali Berisha dy ditë më parë u shpreh mjaft entuziast që qeveria e tij e dikurshme pranoi që TAP të kalonte në Shqipëri dhe refuzoi ofertën e Gazprom. Sipas Berishës, Gazprom i kishte ofruar shuma përrallore që të mos e lejonte që TAP të kalonte në territorin e Shqipërisë.
Mirëpo faktet veprojnë krejt të kundërtën. Me sa duket ka qenë qeveria Berisha që i është lutur Gazpromit që të vijë në Shqipëri, por ky i fundit e ka refuzuar.
Kjo kronikë televizive e vitit 2006 tregon ish-ministrin e Jashtëm të qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj gjatë një vizite në Moskë, ku ai “ka përcjellë interesin e qeverisë shqiptare që Gazprom të vij në Shqipëri”.
Madje vetë z.Mustafaj shprehet se prej dy vitesh qeveria Berisha lutej, por Gazprom nuk ka shfaqur interes. Ndaj ishte e nevojshme kjo vizitë.
Këtë video e ka ndarë dy vjet më parë edhe vet ish-ministri Mustafaj në rrjetet e tij sociale./m.j