Ish-drejtori i Albpetrol, Pajtim Sula e ka nxjerrë zbuluar Sali Berishën.
Ai ka lënë dje një shënim në rrjetet sociale, ku mes të tjerash shkruan se aferat e Berishës me rusët kanë ekzistuar dhe përfaqësuesit e Gazprom i ka pritur ai në zyrë me porosi të ish-kryeministrit, por që më pas pazari dështoi se përfaqësuesit e Gazprom dhanë ofertë qesharake, ndërkohë që ishin në dijeni se amerikanët po e monitoronin fuqishëm ish-kryeministrin.
“Që Berisha mbante kontakt me Gazpromin kjo është shume e saktë!
Me porosi të Berishës, unë kam pritur në zyrë (Albpetrol) përfaqësuesit e Gazprom për privatizimin e Albpetrolit!
Bile dhanë dhe një ofertë qesharake zyrtarisht, pasi e kuptuan që nuk çanë dot, por amerikanet e dinin që Berisha po punonte me rusët”, shkruan ai.
Sali Berisha deklaroi se rusët i kishin bërë një ofertë përrallore, për të sabotuar projektin e TAP.
Por me sa duket, siç thotë drejtori i Albetrol, Berisha nuk e ka pranuar ofertën e rusëve, pasi nuk i kanë afruar aq sa pretendonte ai./m.j