Qytetarët kanë dal sërish sot në protestë kundër rritjes së çmimeve. Protesta nisi rreth orës 11:00 nga sheshi “Skënderbej” e më pas protestuesit drejtuan drejt kryeministrisë.
Pasi morën fjalën disa nga organizatorët dhe qytetarë të ndryshëm protestuesit marrin vendimin të qëndrojnë para Kryeministrisë për 24 orë. Ndryshe nga herët e tjera, ku pasi kanë protestuar për 2-3 orë, protestuesit janë larguar, sot ata kanë vendosur të qëndrojnë në bulevard. Për rreth 1 orë ka pasur mesazhe nga disa prej protestuesve dhe më pas mikrofoni është fikur.
‘Ne kemi marrë vendimin që të qëndrojmë këtu 24 orë, pa lëvizur. Tani do të qetësohet situata, e më pas do të flasim.‘- tha njëri prej tyre.
g.kosovari