Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se aplikimet për naftën falas do të shtyhen deri në 30 Mars. Këtë deklaratë Rama e bëri gjatë një takimi me fermerët paraditen e sotme.
Ai u shpreh se ka nisur nxjerrja e gazit në Shpirag. Rama theksoi se është një sasi e madhe që mund të ndryshonte ekonominë shqiptare megjithatë shtoi se kjo është ende në fazë kolaudimi.
“Aplikimet për naftën falas do të shtyhen deri në 30 mars. Kjo është logjika jonë. Pensionistët nuk kanë vetura. Nuk ndotin mjedisin. Nuk kanë pse të paguajnë taksë qarkullimi dhe taksë karboni. Nuk mund t’ua çojmë faturën e energjisë dyfish dhe trefish.
Ai që ka më shumë do bëjë pak më shumë sakrificë. Lufta nuk vjen për të sjellë të mira. Lufta is jell të gjitha. Dje isha me drejtorin e kompanisë Total, francize. Një nga kompanitë më të mëdha të botës. Kanë ardhur këtu sepse duan të investojnë në Shqipëri. Ai ma tha qartë se goditja e tregut të naftës është për shkak të pasigurisë. Nuk është ka rënë prodhimi i naftës në botë. Dhe ata që kanë rezerva kanë rritur çmimin.
Nëse lufta mbaron dhe nëse pasiguria bie, çmimi bie menjëherë. Kemi lidhje dhe ne si nuk kemi lidhje. Dëgjoni dhe këtë. Ne kemi këtu Shellin që po bëjmë një eksplorim të rëndësishëm. Kanë nxjerrë gaz në Shpirag. Është në fazën e kolaudimit për të parë sa është ky zbulim financiarisht interesant për ta. Flitet për një sasi të madhe gazi që do ndryshonte ekonominë shqiptare.
Ende nuk dihet nëse kjo vjen me fitim sepse kosto e nxjerrjes është shumë e madhe. Kemi edhe En-in, një kompani italiane. Nuk janë të interesuar për naftën në Shqipëri. Për naftën tha nuk kemi asnjë interes. Është naftë e rëndë. Sasitë janë të vogla. Kosto e rafinimit është shumë e lartë. Të bësh diesel apo benzinë me atë naftë të del më shtrenjtë se ta marrësh në fund të botës. Ne naftë nuk kemi. Investimi për rafineri shtetërore kërkon sasira të mëdha. Të bësh rafineri këtu? Të përsërisësh Ballshin. Është katastrofë”, tha Rama.
Duke folur për situatën në Ukrainë, Rama theksoi se për herë të parë NATO ka thirrur mbledhje jashtë rendit.
“Ne në këtë sfidë të madhe që na ka rënë mbi kokë do bëjmë gjithçka mundemi të mbështesim fermerët. Do i llogarisim mirë hapat sepse nuk e dimë sa zgjat kjo. Për herë të parë bëhet mbledhje jashtë rendit e NATO-s. Do shkojmë të mërkurën. Nuk e dimë sa zgjat kjo. Mund të ketë armëpushim por mund të mos ketë. Armëpushimi nuk është fundi i luftës. Mund të ketë armëpushim për të bërë marrëveshje por mund të mos ketë. Mund të zgjasë një muaj por edhe më tepër. Duhet të jemi të përgatitur që duhet të rezistojmë. Këtu nuk është më histori fitimi por rezistence. Duhet të gjithë të bëjmë diçka më shumë se të tjerët”, u shpreh Rama./m.j