BBC ka sjellë në mënyrë të shkurtuar se çfarë ka ndodhur ditën 23-të të luftës në Ukrainë:
- Luftimet kanë arritur në qendrën e qytetit port jugor të Mariupolit, kanë konfirmuar të dyja palët, ku shumë civilë janë ende të bllokuar dhe më shumë se 80% e ndërtesave të banimit ose janë dëmtuar ose shkatërruar.
- Presidenti Zelensky tha se vetëm 130 njerëz janë shpëtuar nga bodrumi i teatrit të qytetit, i cili u bombardua të mërkurën. Rreth 1,300 thuhet se janë ende brenda.
- Dhjetëra persona raportohet se janë vrarë në një sulm me raketa ruse në një kazermë të ushtrisë ukrainase në qytetin strategjik jugor të Mykolaiv.
- Presidenti Biden ka paralajmëruar Kinën për pasoja të rënda nëse i jep mbështetje ushtarake Rusisë në luftën kundër Ukrainës.
- Vladimir Putin përsëriti pretendimin e rremë se trupat ruse po mbrojnë njerëzit në zonat lindore të Ukrainës.
- Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë. Moska pretendon se ata janë “në gjysmë të rrugës”, por Kievi thotë se pozicioni i tyre mbetet “i pandryshuar”.