Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron është nisur drejt Polonisë për të dhuruar ndihma për refugjatët që vijnë nga Ukraina.
Sipas BBC, ai është duke udhëtuar me kamion, ku po transporton donacione për Kryqin e Kuq britanik.
Cameron vlerësoi “bujarinë e komunitetit në perëndim të Oxfordshire dhe të popullit britanik në përgjithësi” si “jashtëzakonisht fenomenale, duke ndihmuar fqinjët në kohë nevoje”.
Më herët, ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar mirëpriti të gjithë mbështetjen e ofruar nga populli britanik, por tha se “paratë do të gjenin vend më mirë” sesa sendet e mëdha.