“Sot është mbledhur bordi i monitorimit dhe transparencës së çmimit ët produkteve të shportës. Nesër do vijojmë takimet me qëllim mbylljen e një procesi për instrumentin që do bëjë transparencë për çmimet e produkteve të shportës në pikat e tregtimit me pakicë. Kjo është situatë e pazakontë, në të cilën ne nuk do të donim të ndërhynim dhe që ka nevojë për monitorim. Jo që ka patur abuzim, por lufta krijon pasiguri dhe ka bërë që të ketë rritje të larta të çmimeve për disa produkte të shportës. Këto çmime jo në të gjitha rastet tregojnë për rritje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Qëllimi i bordit është përcaktimi i instrumentit që do kontrollojë çmimet dhe nuk do lejojë që të rriten në mënyrë jokonsistente me ato të importit. Tregu nuk monitorohet lehtë, disa prej tregtarëve janë importues direkt, disa janë përpunues e disa paketues e shitës. Bordi do të ketë si detyrë monitorimin e kostove të prodhimit për të gjithë tregtarët kryesorë dhe monitorimin e marzheve të fitimit. Kompanitë prezentë në mbledhjen sot kanë dhënë dakordësi për të patur marzh fitimi minimal mbi produktet bazë, më të rëndësishme. Ne nuk mund të kontrollojmë çmimin, vjen nga inflacioni i importuar. Në vijim do informojmë mbi të gjithë aktivitetin e bordit dhe instrumentin e monitorimit. Do ketë një mekanizëm që do përcaktojë si do kontrollohen tregtarët me pakicë që mos lejojmë abuzim. Kemi vendosur një garanci që do përdoret nga tregtarët kryesorë që të garantojnë blerjet e tyre që produktet të mos mungojnë në një periudhë afatmesme”, tha ministrja.
PO ashtu, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, deklaroi gjatë një komunikimi me gazetarët këtë mbrëmje, se qeveria është duke parë situatën në treg për sa i përket mallrave bazë, në mënyrë që të orientohet drejt tregjeve të reja në rast se do të ketë mungesa të produkteve të caktuara.
Krifca tha se për sa i përket furnizimit me grurë dhe drithëra situata është e qëndrueshme dhe furnizimi do të jetë në përputhje me nevojat e konsumit gjatë këtij viti.
“Ashtu siç mundësuuam çlirimin e tregut për grurin me Serbinë, në këtë mënyrë do vijojmë edhe bashkëpunimin me vendet e tjera. Jemi duke komunikuar me aktorët e tregut për të kuptuar nevojat. Duke qenë në partneritet me importuesit dhe tregrtarët do kemi mundësinë për të parë nevojat për të ndërhyrë për tregjet e tjera.
Ne marrim direktiva çfarë po ndodh me tregjet, me nevojat aktuale dhe me parashikimin e prodhimit. Për sa i përket grurit dhe drithit parashikimet janë shumë optimiste për këtë vit për të ndenjur në përputhje me nevojat që ky vit ka për s ai përket konsumit”,
Jemi duke punuar për të patur tregje të reja.