Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se nëse opozita do të fitonte zgjedhjet e 25 prillit 2021, ajo do të tërhiqej përfundimisht nga politika.
Gjatë një interviste në emisionin “Dekalog”, Kryemadhi thotë se Presidenti Ilir Meta do të synonte një mandat të dytë në krye të shtetit, ndërsa LSI-në do e linte në dorë të figurave të reja të dala nga zgjedhjet.
“Zgjedhjet e 25 prillit ishin një shkëputje përfundimtare për Monika Kryemadhin nga politika. Ne do të çonim në qeverisje LSI me PD, ku zoti basha do të bëhej kryeministër, më pas zoti Meta do të merrte mandatin e dytë të presidentit dhe unë do të shkoja në pozicionin si bashkëshortja e presidentit dhe do të tërhiqesha nga politika.
Dhe kjo ishte një nga arsyet që në listat e LSI ishin 99 % me të rinj. Me 3-4 elementë të themelimit të LSI që ishin pjesë e themelimit. E gjithë pjesa tjetër ishin komplet të rinj.
Ishin nga bota akademike, profesionistë të rinj, të shkolluar jashtë shtetit. Kjo ishte dhe arsyeja që në si LSI po i jepnim një hapësirë zotit Basha për ta marrë PD, për të thënë që ky është kryetari i PD” – tha Kryemadhi./m.j