Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me mohimin nga e sulmit të ambasadës shqiptare në Kharkiv nga pala ruse.
Përmes një postimi në Twitter, MEPJ thekson se Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv.
Në njoftimi theksohet se pamjet e sulmit mbi konsullatën shiqptare janë të pamohueshme dhe flasin vetë.
“Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme!”, shprehet ministria.
1/2. This destruction of the premises as well as of documents in the archives are a blatant violation of Article 61, Chapter III of the Vienna Convention on Consular Relations.
‼️#Disinformation & fake news on this attack are unacceptable! pic.twitter.com/swybZS0cTj— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) March 17, 2022
g.kosovari
Po ju që hodhët popullin ukrainas në luftë çfarë jeni? S,kishte zgjidhje?