Me 30 minuta vonesë, Ervin Salianji ngjiti shkallët e Kuvendit, ku shkurtimisht tha për gazetarët, se me aq sa e lexon ai politikën, beson se Lulzim Basha do të japë dorëheqjen nga kreu i PD-së.
Sipas Salianjit, gjendja e PD-së është e vështirë, për shkak të mungesës së besimit që qytetarët kanë te Lulzim Basha.
“Për fat të keq kjo krizë vjen për shkak të mungesës së besimit që qytetarët kanë personalisht te Lulzim Basha, mesa shoh unë do të ketë një dorëheqje”, tha shkurtimisht Salianji, i cili tha se në PD nuk ka vend për përjashtimin e askujt.
Nga ana tjetër, vetë Lulzim Basha ende nuk ka mbërritur në Kuvend, në ditën kur një pjesë e vetë deputetëve demokratë, presin dorëheqjen e tij.
/b.h