Kjo është një tjetër histori e trishtë që vjen nga fronti ukrainas.
Olga Semidyanova u plagos për vdekje gjatë një përleshjeje në qytetin afër Donetsk në jug të vendit.
Është raportuar gjithashtu se 48 vjeçarja vazhdoi luftimet edhe pasi pjesa më e madhe e njësisë së saj ishte vrarë.
Sipas familjes së Semidyanovas ajo u vra nga një e shtënë në stomak, por trupi i saj ende nuk është gjetur për shkak të luftimeve të vazhdueshme në zonën ku ajo u vra.
Me profesion mjeke Semindyanova kishte titullin e nderit ‘Nëna heroinë’ dhe kishte shërbyer në ushtri që nga viti 2014.
48 vjeçarja kishte 6 fëmijë, por kishte birësuar dhe gjashtë fëmijë të tjerë nga një jetimore.
Ajo jetonte në qytetin e Marhanets, i cili ishte rreth 150 milje larg nga vendi ku u vra në fillim të këtij muaji.
Homazhet për ‘Nënën heroinë’ u ‘derdhën lumë’ pas lajmit për vdekjen e saj nga udhëheqësit ukrainas.
Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të vendit, i tha medias britanike The Sun:
“Ajo u vra në një konfrontim me banditët rusë. Edhe kur besonte se regjimenti i saj mund të mos mbijetonte, ajo e mbrojti vendin deri në fund. Ajo është një heroinë kombëtare. Ajo është një heroinë për mua.’
Mijëra njerëz të thjeshtë ukrainas gjithashtu bënë dedikime në mediat sociale pasi u raportuar lajmi për vdekjen e saj.
Marina Ivanchenko tha në Facebook: “Kjo grua ukrainase është me të vërtetë një heroinë”.
Një përdorues tjetër tha: ‘RIP Olga Semidyanova, heroinë e Ukrainës, mbrojtëse e Evropës.’
Përdorues të tjerë e përshkruan atë si një heroinë dhe si një shenjtore.
/a.r