Policia Rrugore e Tiranës ka shoqëruar mbrëmjen e të martës në komisariat për të verifikuar 4 shoferë që me mjetet e tyre luksoze kryenin manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie. Ndalimi u bë në rrugën “Dritan Hoxha”, në kryeqytet.
Pasi u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Rrugore, nga verifikimi i kryer në bashkëpunim edhe me Seksionin e Trafiqeve të Paligjshme, rezultoi se automjeti i markës Audi R8 me targa zviceriane ishte i vjedhur jashtë vendit.
Në kuadër të verifikimit u bë ndalimi i automjetit me qëllim kryerjen e veprimeve të tjera proceduriale për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ndaj tyre u vendosën masa administrative.
/a.r