Ministria e Shëndetësisë thotë se nga 1107 testime, 93 qytetarë kanë rezultuar sot të infektuar.
Fatkeqësisht nga Covid-19 është shënuar një humbje jete.
Sipas autoriteteve 99 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit
RAPORTIMI:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1107 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 93 qytetarë, në këto bashki:
27 në Tiranë, 10 në Vlorë, 9 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, 6 në Elbasan, 4 në Fier, 3 në Kukës, Patos, Lushnje, Gramsh, 2 në Kurbin, Dibër, Delvinë, Kuçove, 1 në Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Tropojë, Lezhë, Kavajë, Pogradec, Berat, Belsh, Prrenjas.
Janë 655 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar 79 vjeç nga Berati.
Janë shëruar 99 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,662 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (16 Mars 2022)
Raste të reja ditore 93
Të shëruar në 24 orë 99
Të shtruar në spitale 42
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1107
Testime totale 1,762,808
Raste pozitive 272,804
Raste të shëruara 268,662
Raste Aktive 655
Humbje jete 3,487
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 246
Fier 129
Kukës 58
Vlorë 57
Shkodër 54
Gjirokastër 31
Elbasan 25
Korçë 21
Lezhë 17
Berat 6
Durrës 6
Dibër 5