Shqipëria i bashkohet zyrtarisht vendeve të zhvilluara ku pagesat dhe transfertat e parave nuk kanë më nevojë të kryhen fizikisht, duke evituar përdorimin e kartave të kreditit, parave cash dhe pritjeve në radhë të gjata në dyqane, supermarkete apo pika të tjera tregtare.
Gjithçka bëhet e mundur në Shqipëri nga aplikacioni i pagesave elektronike P0K, i vetmi shërbim i lincesuar nga Banka e Shqipërisë, i cili ofron validimin online të indetitetit të përdoruesve.
Të gjithë ata që janë lodhur nga mënyrat e vjetra të pagesave, të cilat kushtojnë kohë dhe komisione të tepërta, tashmë kanë mundësi të lehtësojnë të përditshmen e tyre në pak hapa, për vetëm 2 minuta.
Fillimisht duhet të shkarkojnë aplikacionin P0K nga Apple Store apo Play Store dhe të bëjnë gati kartën e identitetit. Më pas vërtetojnë identitetin online me një selfie, shtojnë llogarinë bankare, kartën e kreditit ose të debitit dhe kaq mjafton.
Siguria e të dhënave personale të përdoruesve ruhen nga algoritmet më të fundit. Me P0K mund të paguash dhe të paguhesh, shpejt me vetëm një skanim. Gjithashtu miqtë dhe të afërmit mund të transferojnë para te njëri – tjetri nëpërmjet aplikacionit me 0 komision.
Në bisedën e zhvilluar me përfaqësuesin e P0K Z. Akil Rajdho mësuam mbi teknologjinë dhe vendet ku mund të përdoret P0K. Praktikisht, aplikacioni mund të përdoret në dyqane, restorante, pika karburanti, supermarkete, hotele, zyra shërbimesh dhe ky rrjet shtohet çdo ditë. Z. Rajdho na tregon se një fokus i veçantë i është dhënë teknologjisë sa më miqësore dhe lehtësisht të aksesueshme nga çdo moshë dhe mbi të gjitha, teknologjisë së ruajtjes së të dhënave personale në mënyrën më rigoroze dhe të enkriptuar nga algoritmet më të fundit në industri.
Shërbime të ngjashme përdoren masivisht në vende si SHBA, Kinë, Suedi, Gjermani, Estoni, Norvegji duke bërë që qytetarët e këtyre vendeve të evitojnë plotësisht përdorimin e parasë fizike apo të mbajtjes së radhëve pafund për pagesa të përditshme.