Pas Durrësit lëshohet alarmi edhe në Korçë për përhapjen e gripit të shpendëve pasi dyshohet për qindra-mijëra pula të ngordhura.
Sipas ekspertëve sëmundja “Laringotrakeiti” ka rënë në masë tek shpendët në jug-lindje të vendit.
“Një rast që është çuar për analiza”, thotë Adriatik Skenderasi përgjegjës i sektorit veterinar pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Korçë.
Bëhet me dije se drejtoria e Bujqësisë ndodhet në terren për verifikime dhe kontrolle në pulari. Vetëm në Durrës ditën e sotme u raportua për 175.300 pula të ngodhura.
Në ditët në vijim do dalin shifrat për pularitë e tjera dhe numri total pritet në rang qyteti të kaloj 500 000.
“Laringotrakeiti” është një sëmundje e rrezikshme infektive që shkakton aktivitetin e viruseve nga familja herpes.
/b.h