Situata me një sëmudje ende të pazbardhur të shpendëve duket të jetë shumë serioze në Durrës.
Gazetari Leonidha Musaj raportoi për abcnews.al se brenda pak ditësh kanë ngordhur 500 000 pula në tre prej pularive më të mëdha të qytetit.
Madje, siç raportohet dy ndër pularitë më të mëdha në Shqipëri nuk kanë më pula në pularitë e tyre. Paraprakisht, dyshohet se bëhet fjalë për gripin e shpendëve, megjithatë do të duhet të pritet dalja e analizave nga institucionet përgjegjëse për të arritur në këtë përfundim.
Më herët, gripi i shpendëve kishte goditur shtete të Bashkimit Europian si Italia, Spanja dhe Gjermania duke bërë që të ngordhin milion shpendë.
g.kosovari
Pularitë e Don Dukës janë ?