Justin Bronk studiues në Institutin e Mbrojtjes të Shërbimeve të Bashkuara ka përditësuar për programin Today hartën e “nxehtë” të zonave ku po ndodhin luftimet mes forcave ruse dhe ukrainase, shkruan BBC.
Kiev
Qendra e Kievit goditet herë pas here ndërsa luftime të ashpra po zhvillohen në periferi në zonat veriore.
Rusët kanë kapacitet të kufizuar. Ata kanë ndërmarrë sulme relativisht të vogla jo të mjaftueshme për të bërë përparime të mëdha.
“Unë mendoj se në këtë pikë Rusia nuk mund të marrë qendrën e qytetit. Nuk mendoj se është e mundur me fuqinë luftarake që ata kanë”, thotë ai. Megjithatë Rusia do të vazhdojë presionin e saj ndaj kryeqytetit.
Odesa
Forcat detare ruse bombarduan qytetin port Odesa dje. Ata duket se janë afruar sërish këtë mëngjes. Një sulm në shkallë të plotë nga deti në Odesa mund të jetë kërcënim për Ukrainën por Rusia nuk është në pozicion idela për të nisur një sulm të tillë.
Kjo pasi trupat tokësore që do përforconin akoma më shumë marinën janë ende larg. Nëse Rusia do të nisë një sulm detar në Odesa ajo do të shihte shumë humbje.
Rajoni i Donbasit (lindje)
Forcat ruse atje po përpiqen të lëvizin drejt perëndimit në Dnipro për t’u lidhur me trupat e tyre nga jugu – nëse e arrijnë këtë, rreziku është që trupat ukrainase që janë në rajonin e Donbasit do të rrethohen./ Javanews
g.kosovari