Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp me Josep Borell tha se Shqipëria është gati për fillimin e bisedimeve, por BE po vazhdon të mos mbajë premtimet, duke theksuar faktin se puna po çalon tek vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.
Rama theksoi faktin se Shqipëria është e gatshme për anëtarësimin, por “s’do të humb gjumin” , pavarësisht vonesave nga ana e BE, pasi puna do të vijojë me të njëjtin ritëm.
“Kemi diskutuar mbi shqetësimin e madh që është krijuar nga lufta në Ukrainë dhe të gjitha pasoja e saj që janë shfaqur në Europë dhe jo vetëm. Fillimisht në formën e rritjes së çmimeve dhe për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si edhe qëndrimin e Shqipërisë si edhe BE ;lidhur me agresionin e Rusisë mbi Ukrainën. Pjesë ë diskutimit ka qenë edhe ecuria e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe konkretisht e procesit për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim, gjë për të cilën besoj se Borrel do flas vet. Unë kam përsëritur atë që dihet botërisht se Shqipëria ka zgjedhur këtë pozicion, si pozicionin e saj natyral dhe jo se na e ka kërkuar njeri. Ne jemi anëtar krenar të NATO-s, jemi krenarë për qenien tonë europiane. Lufta në Ukrainën është një vijë ndarëse mes botës që ë njohim mirë të mungesës së të drejtave të lirive që ne e njohim mirë, të izolimit dhe të dhimbjes nga një regjim autoritar dhe botës që kemi sot, e cila është pakrahasimit më e mirë se ajo që kishim. Qëndrimi ynë nuk është një qëndrim parimor, por jetësor, ekzistenca, në raport me fëmijët tanë dhe këtë atdhe që e kemi trashëgimi nga të parët tanë.
Folëm për çeljen e bisedimeve, unë mbeten aty ku kam qenë më parë, është çështje e misionit europian. Ke e ka thënë më përpara që Shqipëria duhet të ulen në tryeze, por nuk e ka arritur për shkak të Maqedonisë së Veriut. Ne jemi të gatshëm për anëtarësimin, por nuk do të humbasim asnjë minute nga ai pak gjumë që flemë, sepse do të vazhdojmë të bëjmë njësoj punën.
Sa më parë ta bëj KE aq në nderin e tyre është, sepse po kalon shumë kohë duke premtuar dhe duke mos mbajtur premtimet. Nuk është vullneti i KE, por çështje bllokimi mes 2 vendeve të tjera Maqedonisë dhe Bullgarisë.”, tha ai.
g.kosovari