Asambleja e zakonshme zgjedhore e FSHF që u mbajt më datë 2 mars vendosi që zgjedhjet për postin e presidentit të federatës dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të shtyheshin për ditën e sotme, ora 10:00, në po të njëjtin ambient, në “Shtëpinë e Futbollit”.
Të pranishëm në asamblenë e 2 marsit kanë qenë 41 delegatë nga 55 gjithsej. Kështu që, 14 nuk kanë qenë të pranishëm, mes tyre edhe delegatët e Shoqatës së Futbollit Tiranë, dhe gjatë punimeve të asamblesë delegatët e pranishëm janë legjitimuar. Ende mbetet e paqartë situata, sepse akoma kemi një vendim gjykate në fuqi që ka pezulluar nga detyra presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe sekretarin e përgjithshëm, Ilir Shulku.
Nga ana tjetër, drejtuesi i asamblesë më 2 mars, Edvin Libohova, theksoi se më 15 mars, pra sot, asambleja do të vazhdojë me të njëjtin numër delegatësh. Ndërsa kryetari i Shoqatës së Tiranës, Eduard Prodani, pasi zhvilloi asamblenë e shoqatës dhe nxori delegatët, i bëri thirrje FSHF-së që t’i njohë ata delegatë, sepse përndryshe do të ishte një turp i madh që qyteti i Tiranës të mbetej pa përfaqësim në FSHF./panoramasport
g.kosovari